Bota

Mbretëri e Bashkuar/ Kirurgët ngatërrojnë pacientin gjatë operacionit, shkoi për një vizitë, kryen ndërhyrjen e vështi

25 Mars 2019, 21:42 Nga DOSJA
Mbretëri e Bashkuar/ Kirurgët ngatërrojnë pacientin

LEICESTER-  Pacienti që hyri në operacion gabimisht kishte shkuar në spital vetëm për një cystoscopy, një inspektim i fshikzës me aparat fotografik, por në vend të kësaj kirurgët menduan se ishte për një rast synetllëku, duke e ngatërruar me një tjetër pacient.

Kjo nuk ishte hera e parë që kjo ndodhte në këtë spital, pasi Grupi i Komisioneve Klinike të Leicester zbuloi gjithashtu në raporte se ka pasur raste të ndryshme kur pacientët kanë kryer operacione të vogla dhe kirurgët kanë ngatërruar pacient apo raste kur kanë harruar mjetet e tyre brenda plagëve të mbyllura, raporton The Sun.

Raporti deklaroi: “Të gjithë pacientët e këtij spitali kanë pasur ngjarje të ndryshme të këtij lloji dhe dëshmoi se nuk është një problem, ata janë mësuar me këtë gjë. Këto nuk janë “incidente serioze, kryesisht të parandalueshme që nuk do të ndodhin nëse zbatohen masat parandaluese në dispozicion”.

Moira Durbridge, drejtoreshë e sigurisë në Spitalet e Leicester tha: “Ne ndihemi keq për gjithçka që ka ndodhur. E na vjen shumë keq. Ne jemi të përkushtuar për të mësuar dhe përmirësuar dhe e kemi ruajtur këtë punë në prioritetet tona klinike në kuadër të Strategjisë sonë të Cilësisë për 2019/20″.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota ngaterrojne pacientin spitali i leicester ngaterrojne pacientin spitali i leicester

Sondazh

Poll