Bota

Shkarkimi i zv.ministres serbe, reagon Qeveria e Serbisë: Shprehu mendimin e popullit serb, Haradinaj na do të bindur

25 Mars 2019, 17:35 Nga DOSJA
Shkarkimi i zv.ministres serbe, reagon Qeveria e Serbisë: Shprehu mendimin

SERBI– Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka reaguar pas shkarkimit të Vesna Mikicit nga posti i zëvendësministres së Drejtësisë në Kosovë.

Sipas qeverisë së Kosovës, shkarkimi i zyrtares serbe është një provë që kryeministri Ramush Haradinaj kërkon njerës të bindur.

“Shkarkimi i zv.ministres së Drejtësisë është edhe një tjetër provë që kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt i duhen serbë të dëgjueshëm dhe të bindur. Shkarkimi i saj shpreh agresionin ndaj popullit serb. Separatistët shqiptarë janë terroristë pasi ajo ka shprehur mendimin që mbizotëron në mesin e popullit serb. Haradinaj dhe bashkëpunëtorët e tij mund t’iu ngrenë edhe dhjetëra monumente agresorëve dhe terroristëve, por populli serb nuk do të detyrohet t’i respektojë ata që i kanë bërë keq”,thuhet në reagimin e qeverisë serbe.

Dita e djeshme në 20 vjetorin e bombardimeve të NATO-s në Serbi, zv.ministrja serbe e Drejtësisë, Vesna Mikic publikoi një shkrim se ky ishte një genocid mbi serbët.  Kryeministri Haradinaj e shkarkoi sot duke pohuar se deklarata të tilla janë të papranueshme dhe janë gjuhë e urrejtjes.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni ramush haradinaj shkarkohet zv.ministrja serbe ramush haradinaj shkarkohet zv.ministrja serbe

Sondazh

Poll