Bota

Haradinaj flet për liberilazimin e vizave: Pas muajit qershor

25 Mars 2019, 14:53 Nga DOSJA
Haradinaj flet për liberilazimin e vizave: Pas muajit qershor

KOSOVË– Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhënë një intervistë për Radion Evropa e Lirë. Haradinaj është shprehur se tarifa doganore e vendosur ndaj Serbisë është vendim dhe masë mbrojtëse karshi agresivitetit të Serbisë.

Sipas kryeministrit të Kosovës, vullneti i Kosovës për dialog nuk është zbehur. Haradinja thekson se Kosova është e gatshme për dialog çdo herë por pakushte.

Përsa i përket liberalizimit të vizave kryeministri Haradinaj tha se me shumë mundësi pas muajit qershor, qytetarët e Kosovës do të lëvizin lirshëm.

“Pas muajit qershor, me liberalizim të vizave apo jo?”- e pyet gazetarja.

 “Besoj që po,”- përgjigjet Haradinaj.

(f.m/dosja.al)

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni kosove liberalizimi i vizave ne kosove ramush haradinaj kosove liberalizimi i vizave ne kosove ramush haradinaj

Sondazh

Poll