Bota

Lot e zë i dridhur, Vuçiç ‘aktron’ në përvjetorin e bombardimeve të Serbisë nga NATO

25 Mars 2019, 14:30 Nga DOSJA
Lot e zë i dridhur, Vuçiç ‘aktron’ në

Në 20- vjetorin e bombardimeve të NATO-s në Serbi, edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç foli për këtë çështje, por kjo sjellje e tij është vlerësuar si ‘aktrim’ teksa presidenti dukej shumë i prekur.

Duke e përmendur Jamie Shean, të cilin e cilësoi si njërin nga fajtorët kryesorë për bombardimin e Serbisë, Vuçiqi nisi të flasë me zë të dridhur dhe lot në sy.

“Askush nuk u përgjigj për krimet, civilët serbë për NATO-n ishin vetëm gabim. Dy mijë e pesëqind jetë nuk do t’i harrojmë dhe nuk guxojmë t’i harrojmë. Gabim janë ata të cilët i vranë. Këtë Serbia sot guxon dhe duhet ta thotë, sepse sa do që të punojnë kundër saj, Serbia është më e fortë dhe më e fuqishme se kurdoherë”,- ka thënë Vuçiç.

Ai tha se Serbia nuk dëshiron të hyjë në NATO dhe se neutraliteti ushtarak është zgjedhje e natyrshme. “Duam të jemi ata që jemi dhe asgjë më shumë, askënd s’e kërcënojmë, porv se Serbia sot është 10 herë më e fuqishme se në vitin 1999 dhe 20 herë më e fuqishme se më 2008“,- tha Vuçiç.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni 20 vjetori i bombardimeve ne serbi aleksandar vucic fjalimi i vucic 20 vjetori i bombardimeve ne serbi aleksandar vucic fjalimi i vucic

Sondazh

Poll