Bota

Vizita në xhaminë “Ayasofya” mund të bëhet falas, Erdoğan jep lajmin e mirë

25 Mars 2019, 12:27 Nga DOSJA
Vizita në xhaminë “Ayasofya” mund të bëhet

TURQI– Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka dhënë lajmin e mirë në lidhje me bërjen pa pagesë, vizitën në xhaminë “Ayasofya”. Erdogan u shpreh se kjo nuk është ndonjë gjë që nuk mund të bëhet.

“Nuk është ndonjë propozim anormal. Mund të bëhet. Nuk është ndonjë gjë e parealizueshme, mund të bëhet lehtë. Madje, jemi të përqendruar mbi këtë ku emrin nga muze mund t‘ia vendosim xhamia Ayasofya. Si në rastin e xhamisë Sultanahmet (Xhamia e Kaltër), a paguajnë turistët kur e vizitojnë?

Ata vizitojnë xhaminë Sultanahmet, xhaminë Süleymaniye dhe atë Fatih. Të njëjtën gjë veprohet edhe me Ayasofya-n. Nxirret nga statusi i muzeut. Ky status i është dhënë vonë. Edhe ky madje është një hap sërish i hedhur nga mentaliteti i CHP-së të cilin e ndërrojmë,”– u shpreh Erdogan.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota presidenti i turqisë recep tayyip erdoğan xhamia ayasofya presidenti i turqisë recep tayyip erdoğan xhamia ayasofya

Sondazh

Poll