Aktualitet

Vrasja e Ravik Gurrës/ Klodiana Lala: Në varrimin e avokatit kishte njerëz me armë

25 Mars 2019, 21:34 Nga DOSJA
Vrasja e Ravik Gurrës/ Klodiana Lala: Në varrimin e avokatit kishte

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në Opinion tha se në varrimin e avokatit të Emiliano Shullazit kishte persona të armatosur dhe se policia është e pafuqishme për të vepruar.

Sipas saj, avokati Gurra i kishte thënë një zyrtari të policisë së Elbasanit se ndihej i kërcënuar.

Lala tha se edhe skena ku u vra avokati nuk u mbajt e rrethuar 24 orë siç duhet të ndodhte, kjo pasi Elbasanin e kontrollin krimi.

Avokati Ravik Gurra u vra mbrëmjen e 22 marsit në një lokale në qendër të qytetit të Elbasanit, ku ishte ulur për të pirë kafe. Avokati njihej edhe si mbrojtës i gjyqtarit Petrit Ceno, një nga 3 gjyqtarët që u përfshinë në skandalin e biletave për “El Classico”.Gurra po ashtu ka qenë edhe avokat i “Hakmarrjes për Drejtësi” dhe i fisit “Çapja” në Elbasan.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet klodiana lala ravik gurra vrasja e avokatit te emiliano shullazit klodiana lala ravik gurra vrasja e avokatit te emiliano shullazit

Sondazh

Poll