Sport

Vuan nga një sëmundje e rëndë, ish-futbollisti i Skënderbeut emocionon me poezinë e shkruar: Një ditë ku lutja është t

22 Prill 2020, 19:33 Nga DOSJA

KORÇË-Lajmi i ish-futbollistit të Skënderbeut U17, Dorjan Tahirllari tronditi gjithë opinionin sportiv, 18 vjeçari vuan nga një tumor malinj dhe deri më tani, ka kryer 5 operacione, por sërish masa tumoriale në trupin ende nuk është zhdukur dhe gjendja e tij vazhdon të përkeqësohet.

Në këtë periudhë të vështirë Dorianit i nevojiten 100 mijë euro për të kryer trajtimet e tjera mjekësore. Një shifër e tillë është e papërballueshme për familjen e tij andaj dhe po kërkojnë ndihmë.Djaloshi ka shkruar një poezi, në vargjet e së cilës ndihet dhimbja për jetën e bukur dhe të kaluarën.

Poezia e Dorjan Tahirllarit:

Një ditë ku asgjë nuk ishte si ditët e tjera,

një ditë ku nuk kishte asgjë brenda saj.

Një ditë që të shurdhonte nga vetmia.

Një ditë ku mërzia dukej e zakonshme.

Një ditë ku dukej sikur dhimbja ishte miku im.

Një ditë ku lulet janë ujitur nga lotët e mi,

ku nëna lutej për shërimin e këtij djali.

Një ditë ku kujtova gjithçka…

Fëmijërinë time,fushën e gjelbërt,shokët e mi…

Një ditë ku lotoja dhe vuaja për ëndërrat,qëllimet dhe motivet e mia…

Kujtoja ditën kur lutesha për to e sot ato luten për mua…

Një ditë ku lutja është tek Zoti…

Dua t’i lutem atij për ëndërrat e mia.

Dua t’i lutem për mua…

Ishte një ditë që më kujtoi gjithë ato ditë…

 

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport dorjan tahirllari gjendja shendetësore e lojtarit skenderbeu u17 dorjan tahirllari gjendja shendetësore e lojtarit skenderbeu u17

Sondazh

Poll