Sport

Ndalohen përshtymat,shfryrja e hundëve dhe topi dezinfektohet! Ky shtet pret rifillimin e kampionatit

22 Prill 2020, 18:21 Nga DOSJA
Ndalohen përshtymat,shfryrja e hundëve dhe topi dezinfektohet! Ky

ISHUJT FAROE-Në Ishujt Faroe nuk ka pasur asnjë viktimë prej koronavirusit, por në ishullin e vogēl futbolli ka ndaluar si të gjithë, pas udhëzimeve të UEFA-s dhe OBSH. Mësohet se zyrtarisht kampionati modest do të fillojë më 9 maj por pa tifozë. Stadiumi i kryeqytetit Torshavan me 5 mijë vende pritet të mbyllë dyert. Në fushë nuk do të lejohen pështyrjet dhe shfryrja e hundëve. Për të pirë ujë, çdo kush do të ketë shishen e tij personale.

Do lahen duart para dhe pas ndeshjes, ndërsa do të dezinfektohet edhe topi para nisjes. çdo klub duhet të vendosë në dispozicion dy dhoma zhveshjeje për çdo skuadër.

Do të jetë një kampionat që do sjellë gjallëri në këtë shtet të vogël ku ka më shumë dele sesa banorë (80 mijë kundrejt 50 mijë) dhe që për të shkuar deri aty duhet t’i besosh një kompanie ajrore lokale, që është në gjendje të përballojë erëat e forta gjatë uljes.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ishujt faroe stadiumi torshovan ishujt faroe stadiumi torshovan

Sondazh

Poll