Sport

Andi Lila i zhgënjyer nga FSHF dhe qeveria: Nuk na janë përgjigjur! Do të zhvillojmë një ndeshje bamirësie në Itali

22 Prill 2020, 19:13 Nga DOSJA
Andi Lila i zhgënjyer nga FSHF dhe qeveria: Nuk na janë

TIRANË-Sindikata e Futbollistëve Profesionistë në vendin tonë, prej ditësh është vënë në lëvizje për të ndihmuar lojtarët dhe ish-lojtarët në nevojë, pasi siç e thotë ai vetë, si qeveria ashtu edhe FSHF, nuk u janë përgjigjur kërkesave të tyre. Dihet tashmë që qeveria e ka lënë futbollin jashtë paketës së ndihmës, ndërsa federata zgjodhi të ndihmojë vetëm klubet që varen nga privatët, duke lënë jashtë skemës së saj klubet që varen nga bashkitë dhe që në vendin tonë përbëjnë pjesën dërrmuese. Kreu i sindikatës, Andi Lila, tregoi në një lidhje direkte për “Sport News” në News 24, se çfarë hapash do ndërmarë:

“Po bëhet çmos që t’u vihet në ndihmë mbi 270 kërkesave që kanë ardhur në drejtim të instuticionit. Theksoj se gjëja e parë që duhet bërë sapo të kalojë emergjenca e koronavirusit është statusi i futbollistit, që në vendin tonë mungon dhe i sheh lojtarët mes katër rrugëve sapo përfundojnë karrierën. Po punohet me sindikatën homologe në Itali për një tjetër ndeshje bamirësie, të ardhurat e të cilave të shkojnë për spitalet. Në ndryshim nga sfida e luajtur për të prekurit e tërmetit në vendin tonë, kjo përballje pritet të luhet në Itali.”Përfundoi kreu i sindikatës,Andi Lila.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport andi lila fshf qeveria sindikata e futbollistëve profesionistë shqiptarë andi lila fshf qeveria sindikata e futbollistëve profesionistë shqiptarë

Sondazh

Poll