Sport

VIDEO/Shulku takim me Dr. Piperon dhe Harxhin: Faleminderit për sakrificën tuaj!

22 Prill 2020, 19:51 Nga DOSJA
VIDEO/Shulku takim me Dr. Piperon dhe Harxhin: Faleminderit për

TIRANË-Federata Shqiptare e Futbollit vlerëson maksimalisht “Kombëtaren” tonë të mjekëve, infermierëve, sanitarëve dhe shoferëve të ambulancave të spitaleve Covid-1 dhe Covid-2, që në këtë kohë të pazakonshme po përballen me virusin vdekjeprurës Covid-19.  Për të gjithë këta  “lojtarët”, FSHF vendosi të dhurojë në shenjë vlerësimi dhe mbështetjeje nga një fanellë dhe një top për fëmijët e tyre që të kalojnë me aktivitet sportiv këtë kohë të vështirë.

Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, zhvilloi ditën e sotme një takim me doktorët Pëllumb Pipero dhe Arjan Harxhi, duke u shprehur të gjithë vlerësimin e komunitetit të futbollit për guximin dhe punën e madhe që janë duke bërë këto javë në këtë “ndeshje” të vështirë.

Dr. Pipero dhe Dr. Harxhi falënderuan Federatën e Futbollit për dhuratat e bëra dhe mesazhin e dhënë me shpalljen e punonjësve të shëndetësisë “Kombëtarja Jonë”.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport arjan harxhi fshf ilir shulku pellumb pipero arjan harxhi fshf ilir shulku\ pellumb pipero

Sondazh

Poll