Sport

“Kujdes sforcimin”, mjeku i Partizanit jep alarmin: ja çfarë dëmtimesh rrezikojnë lojtarët

22 Prill 2020, 18:45 Nga DOSJA

TIRANË-Deri tani nga Federata Shqiptare e Futbollit nuk ka një datë për rifillimin e stërvitjes e aq më pak kampionatit, por me sugjerimet e UEFA sezonet duhen cuar në fund dhe në kampionatet e rëndësishme, fillimi i majit mund të jetë koha e duhur për të rinisur stërvitjet dhe tre javë për të rimarrë formën. Ndjesia është se pritja nuk do të jetë edhe shumë e gjatë, gjithnjë shoqëruar nën masa sigurie sepse shëndeti është prioritar, por në momentin e aprovimit duhet bërë kujdes në rinisjen e stërvitjeve. Por, doktori i skuadrës së Partizanit, Dhimosten Gjini, në intervistën e dhënë për “Panorama Sport” tregon se lojtarët nuk janë absolutisht gati me stërvitjen e shtëpisë dhe se vetëm me një javë inaktivitet lojtarët e humbin plotësisht gjendjen fizike:

“Natyrisht në këto kushte stërvitje, sado të organizuara dhe ngarkesë të kenë, mund të arrijnë deri 20-30 për qind të optimumit të një stërvitjeje në fushë, pasi shumë ngarkesa në fushën e stërvitjes kurrë nuk mund të merren e realizohen në kushte të izolimit. Stërvitja e organizuar në kushtet e izolimit shoqërohet edhe me përgatitjen individuale aerobike nga disa lojtarë kur kanë mundësi në natyrë.”

Tani nuk flitet për një javë, por për praktikisht dy muaj inaktivitet gjë që e bën situatën shumë delikate. Sipas doktorit të Partizanit duhen bërë ekzaminime të kujdeshme dhe të ndërtohet një program specifik për të kthyer në formë lojtarët, në mënyrë që të shohim një kampionat me nivel.

 

“Për të arritur në statusin fizik optimal, të gatshëm për të kryer ndeshje zyrtare, minimumi 2 javë stërvitje në fushë janë të domosdoshme. Pa këtë periudhë është shumë e vështirë, pasi do të shoqërohet me dëmtime të shumta të aspektit muskulotendiniz. Natyrisht që gjendja fizike është edhe në ndërgjegjen profesionale të çdo lojtari, të ngarkesës që ka bërë këtë periudhë, dietës që ka mbajtur etj., etj. Pastaj varet si do të organizohen ndeshjet nga FSHF apo më shpesh. Ky është problem shumë i madh, pasi koha në dispozicion të përgatitjes fizike ka shumë rëndësi. Te Partizani, si stafi teknik dhe ai mjekësor janë në dispozicion të ekipit për çdo rast sëmundje apo dëmtimi muskular duke i ndjekur këto si në klinika fizioterapeutike apo këshilla “online”.Përfundon mjeku i Partizanit Dhimosten Gjini.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport dhimosten gjini kushtet e stervitjes partizani dhimosten gjini kushtet e stervitjes partizani

Sondazh

Poll