Aktualitet

Pasi doli nga banesa kërcënoi me thikë policët, arrestohet 46-vjeçari në Mirditë, gjykata ka dhënë për të masën “a

23 Prill 2020, 06:54 Nga DOSJA
Pasi doli nga banesa kërcënoi me thikë policët, arrestohet

Mirditë- Policia në Mirditë ka arrestuar 46-vjeçarin me inciale L. V, pasi doli nga banesa duke theu masën e sigurisë “arrest shtëpite“. Sipas policisë 46-vjeçari kundërshtoi dhe kansoi me thikë policët, pasi i kërkuar dokumentin e identifikimit.

Njoftimi i Policisë:

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe lëvizte në qytet në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, kundërshtoi dhe kanosi me armë të ftohtë punonjësit e Policisë, vihet në pranga 46-vjeçari nga Mirdita.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, në vijim të punës për zbatimin e masave, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID -19, si rezultat i kontrolleve të shtuara, kanë konstatuar duke lëvizur nëpër qytet, Rrëshen, shtetasin L. V., për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për kundërshtim të punonjësit të rendit publik.

Në momentin që punonjësit e Policisë i kanë kërkuar dokumentin e identifikimit, 46-vjeçari ka kundërshtuar urdhrin e tyre dhe i ka kërcënuar me një mjet prerës (thikë) që të mos i afroheshin dhe ka tentuar të largohej, por është neutralizuar dhe prangosur nga shërbimet e Policisë.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. V., 46 vjeç, banues në Mirditë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale në ngarkim të tij “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 46-vjeçari në mirditë arrestohet 46-vjeçari në mirditë

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Prill 2020, 06:10

TIRANË- Dy biznesemenët e njohur, Luan Bregasi dhe Nikollaq Neranxi kanë debatuar mbrëmjen e djeshme për paketat ekonomike të bëra publike nga qeveria që n...