TIRANË- Dy biznesemenët e njohur, Luan Bregasi dhe Nikollaq Neranxi kanë debatuar mbrëmjen e djeshme për paketat ekonomike të bëra publike nga qeveria që ndihmojnë qytetarët dhe bizneset gjatë periudhës së pandemisë së COVID-19. Ata ishin të ftuar në emisionin “Open” në Top Channel dhe kanë debatuar për temën nëse bizneset duhet të paguajnë apo jo taksa gjatë periudhës së pandemsië.
Bregasi tha se këto kohë ka pasur biznese që kanë fituar më shumë në dy muajt e fundit, ndërsa Neranxi e akuzoi se ishte dërguar në debat nga qeveria.
BREGASI:Unë them që ka biznese që kanë fituar gjatë kësaj periudhe, pasi ka qenë të hapura.
NERANXI:Kemi qenë në luftë. Vetëm ushqimoret kanë qëndruar të hapura. Kanë punuar dhe jo fituar.
BREGASI:Kanë fituar pasi njerëzit kanë blerë, kanë qëndruar në radhë për të blerë, kam qëndruar edhe unënë radhë. Ata kanë fituar dhe duhet të paguajnë taksa.
NERANXI:Nuk bie dakort me ty. Nuk kemi fituar dhe skemi pse paguajmë taksa. Të ka sjellë qeveria aty. Ke hapur biznes në kohën e rilindjes.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Tiranë– Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka thënë në një lidhje në emisionin Opinion, se ka një rënie të numrit të telefontave kundrejt numrave të emer...
Shqipëri- 663 të infektuar, 27 viktima dhe 384 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm i COVID-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë njoftoi ditën e sot...
Tiranë– Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al ka si lajm të parë masat lehtësuese të publikuara nga ...
TIRANË– Doktor Dritan Memën, 49-vjetori i lindjes e ka zënë në krye të detyrës. Në një postim në Facebook, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka ...
MAT– Një grua e moshuar ka humbur jetën pasi ka mbetur e bllokuar në banesën e saj që është përfshirë nga zjarri. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Klos, Mat,...
TIRANË– Mjeku i njohur shqiptar infeksionit Arjan Harxhi teksa komentoi deklaratën e shkencëtarit francez Luc Montagnier, i cili deklaroi se COVID-19...