Aktualitet

U arrestuan pak muaj më parë në Britani për trafikim droge, 3 shqiptarët dënohet nga Gjykata (EMRAT)

23 Prill 2020, 06:45 Nga DOSJA
U arrestuan pak muaj më parë në Britani për trafikim droge,

BRITANI- Tre shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë në Britaninë e Madhe, pasi prej kohësh ishin në hetim dhe dyshoheshin si trafikanë droge. Dias muaj më parë, shqiptarët u vunë në pranga dhe atyre u është gjetur një sasi droge, e cila nëse do hidhej në treg do të kapte një vlerë deri në 300 mijë paundë.

Mediat vendase bëjnë me dije se të arrestuarit janë, Ardit Gjonaj, Indrit Mehmeti, Ardi Mustafaj. Të tre punonin në një fabrikë kanabisi dhe u kapën në banesat e tyre që i kishin shumë pranë njëri-tjetrit në Middlesbrough.

Oficerët e policisë në Britaninë e Madhe iu gjetën shqiptarëve mjetet që përdoren për prodhim kanabisit. Ata tashmë do të akuzohen dhe për hyrje të paligjshme në territorin britanik, pasi nuk kishin asnjë dokumentacion.

Mediat në vend bëjnë me dije se dje është zhvilluar dhe gjyqi kundër tyre dhe tashmë ata duhet të vuajnë dënimin. Gjykata ka vendus se Gjonaj duhet të vuajë 18 muaj burg, ndërsa Mehmeti dhe Mustafaj, u dënuan me 9 muaj secili.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardit gjonaj indrit mehmeti ardit gjonaj indrit mehmeti

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Prill 2020, 06:10

TIRANË- Dy biznesemenët e njohur, Luan Bregasi dhe Nikollaq Neranxi kanë debatuar mbrëmjen e djeshme për paketat ekonomike të bëra publike nga qeveria që n...