Digjet banesa në Klos, gruaja e moshuar vdes brenda
22 Prill 2020, 21:36Nga DOSJA
MAT– Një grua e moshuar ka humbur jetën pasi ka mbetur e bllokuar në banesën e saj që është përfshirë nga zjarri. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Klos, Mat, në orët e vona të mbrëmjes së sotme.
Sipas njoftimit zyrtar, zjarri ka nisur për shkak të një shkëndije elektrike në sistemin brenda shtëpisë.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 21.15 shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat kanë marrë njoftim se në fshatin Pleshë, Bashkia Klos, ka rënë zjarr në banesën e shtetases B. D., rreth 80 vjeçe, ku si pasojë ka humbur jetën. Nga veprimet paraprake të kryera dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht, nga shkëndija në sistemin elektrik brenda në banesë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po ponohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Mjeku i njohur shqiptar infeksionit Arjan Harxhi teksa komentoi deklaratën e shkencëtarit francez Luc Montagnier, i cili deklaroi se COVID-19...
TIRANË– Ministrja Belinda Balluku ka shpjeguar se ardhja e trupave të shqiptarëve, që cilët kanë ndërruar jetë jashtë vendit, kryhet në mënyrë normale.Në n...
Aktualitet22 Prill 2020, 20:35
TIRANË– Deputeti i Kuvendit, Adriatik Alimadhi është shëruar nga COVID-19, por mesa duket gjendja e tij shëndetësore vijon që të jetë serioze. Në një...
TIRANË– Drejtori i fasonerisë në Krujë, Jentor Shima, e cila është kthyer në vatër infektimi nga koronavirusi është shprehur se biznesi që ai drejton...
TIRANË– Zv.ministrja Mira Rakacolli ka treguar prapaskenat e diskutimeve të Komitetit Teknik lidhur mbi situatën e koronavirusit në vend.E ftuar në emision...
KRUJË– Kruja është kthyer në një nga ‘vatrat’ e nxehta të infeksionit me Covid-19, pas rasteve të publikuara, të cilat kanë dalë nga fasoneritë që ende qën...