Aktualitet

Rikthimi i OFL-së, Lleshaj jep urdhërin e prerë: Operacionet të shtyhen në se rrezikohen jetë njerëzish, çdo objekt krim

22 Prill 2020, 21:30 Nga DOSJA
Rikthimi i OFL-së, Lleshaj jep urdhërin e prerë: Operacionet

TIRANË– Ministri i Brendshëm Sandër Leshaj ka dhënë një urdhër të prerë përsa i përket veprimtarisë në vijim të operacionit “Forca e Ligjit” për evakuiimin e objekteve që dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale.

Udhëzimi është publikuar edhe në Fletoren Zyrtare dhe është firmosur më datë 6 mars të këtij viti nga Lleshaj.  Në vendim thuhet se në procesin e sekuestrimit duhet të përfshihet çdo objekt me veprimtari prodhimi, magazinimi dhe tregtare, objekte në fushën e hotelerisë, bar, restorante, në fushën e kulturës, arsimit dhe sportit, “si dhe çdo objekt tjetër i mbyllur, i konstruktuar e i ndërtuar si ndërtesë me beton, gurë, tulla, dru ose llamarina metalike, ku mund të zhvillohen aktivitete të ndryshme”.

Por në një pikë të vendimit bëhet me dije edhe mënyra se si duhet vepruar. Në rast se rrezikohet jeta e punonjësve të policisë dhe personave që duhet të largohen nga ndërtesa, operacioni duhet të shtyhet.

Procedura e evakuimit dhe e lirimit të ndërtesës duhet të kryhet duke shmangur çdo ngjarje të mundshme me pasoja të rënda për jetën e punonjësve të policisë dhe të personave që do të largohen nga  ndërtesa. Në pamundësi të parandalimit të këtyre ngjarjeve, procedura e evakuimit duhet të planifikohet për t’u zhvilluar në një orë dhe/ose datë tjetër nën drejtimin e zëvendësdrejtorit të OFL-së,”– thuhet më tej në vendim.

Që prej 3 shkurtit, OFL ka nisur goditjen dhe sekuestrimin e pasurive të emrave të njohur të botës së krimit, por për shkak të pandemisë së Covid-19 pati një shkëputje. dy ditëtë e fundit, OFL-ja është rikthyer duke sekuestruar makina luksoze. Ditën e sotme u vunë nën sekuestro  9 automjete luksoze dhe ka bllokuar një pasaportë. Mësohet se i janë sekuestruar 3 automjete Eduard Dushkut, ( i njohur edhe si i ‘forti’ i Saukut),  një fuoristradë personit me inicale G. K, një “Audi A6” personit me inicale V. H, një makinë shtetases me inicale L. M dhe 3 automjete në pronësi të A. G, E. K dhe  L. K. Gjithashtu i është bllokuar pasapora për një afat 6-mujor një personi nga Lezha.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ofl ne terren sander lleshaj ofl ne terren sander lleshaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Prill 2020, 20:35

TIRANË– Deputeti i Kuvendit, Adriatik Alimadhi është shëruar nga COVID-19, por mesa duket gjendja e tij shëndetësore vijon që të jetë serioze. Në një...