Aktualitet

COVID-19/ 663 të infektuar dhe 27 viktima, preken 13 të burgosur tek “313”, harta zgjerohet edhe në Krujë dhe Shkodër

23 Prill 2020, 05:50 Nga DOSJA
COVID-19/ 663 të infektuar dhe 27 viktima, preken 13 të burgosur tek

Shqipëri-  663 të infektuar, 27 viktima dhe 384 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm i COVID-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë njoftoi ditën e sotme se pas testimit të 240 personave të dyshuar kanë rezultuar të infektuar 29 prej tyre.  Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik bëri me dije se harta është zgjeruar së fundmi me 20 raste në Tiranë, nga të cilat 13 janë në burgun 313, 7 raste në Krujë dhe 2 raste në Shkodër.

Gjatë 24 orëve të fundit, 29 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 385. Po kështu, në Berat, Lezhë, Mirditë, Rrogozhinë dhe Tropojë, të gjithë personat e prekur janë shëruar. Ndërkohë në spitalet COVID marrin mjekim 34 pacientë.  Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar,  4 pacientë janë në terapi intensive, në gjendje të rënduar, ndërsa 4 pacientë janë në pavion.

Zv/mininistrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, mbrëmjen e djeshme në emisionin “Open” deklaroi se ka debat të mes anëtarëve në Komitetin Teknik  lidhur me ‘hapjen’ e vendit, pasi skeptikët kanë shqetësimin se rastet mund të rriten. Më tej ajo theksoi se  dy vatrat me koronavirus në Krujë dhe në Kurbin janë nën kontroll. Në fjalën e saj, Rakacolli foli edhe për fasoneritë e tjera në zonë dhe pranoi se ato janë një rrezik për përhapjen e pandemisë.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Prill 2020, 20:35

TIRANË– Deputeti i Kuvendit, Adriatik Alimadhi është shëruar nga COVID-19, por mesa duket gjendja e tij shëndetësore vijon që të jetë serioze. Në një...