Aktualitet

Fitoi betejën me COVID-19, mjeku Xhaxho tregon simpomat: Kisha temperaturë dhe dëshirë për muzikë me zë të lartë. Jam f

22 Prill 2020, 21:40 Nga DOSJA
Fitoi betejën me COVID-19, mjeku Xhaxho tregon simpomat: Kisha

TIRANË– Mjeku reanimator Roland Xhaxho, i cili u infektua me koronavirus, rrëfeu në një lidhje për “Repolitix” momentet e para deri tek shërimi. Mjeku u shpreh se ishte shqetësuar nga temperatura e lartë që kishte patur. 

Gjithashtu Xhaxho ndau me publikun se për shkak të çrregullimeve që kishte pasur, i kishte lindur dëshira që të dëgjonte muzikë me zë të lartë si pasojë e euforisë që ndjente. Megjithatë, tanimë mjeku u shpreh se i është kthyer normalitetit edhe pse nuk është kthyer në formën e tij optimale. 

“Ndjehem më mirë çdo ditë që kalon. Riaftësohem dhe ndjehem më mirë fizikisht. Karakteristikë e kësaj sëmundje ishte sepse kjo lë një adinami dhe astemi muskulare si dhe rënie në peshë e cila kërkon kohën e vet të rehabilitimit të të gjithë forcës fizike dhe muskulare të organizmit. Ishte ndjesia e temperaturës që pata disa ditë më bëri të dyshoja, dhe ajo që më shqetësoi tek unë u shfaqën probleme të humbjes komplet së shijes dhe mungesa për ushqim. Këto në ditët e para. Nga kapja e polmonit nga temperatura filloi dhe çrregullime të trurit që u shfaqën në formën e një euforie apo dëshire për të dëgjuar muzikë me zë të lartë. Ata vinin dhe unë kërkoja muzikë më zë të lartë. Unë në përgjithësi jam fans i muzikës së lehtë dhe popullore, asaj greke. Jo melankolike. Tani jam normal, kam vetëm asteminë muskulare që kërkon ditët e veta për tu rikthyer,”-tha mjeku.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi roland xhaxho koronavirusi ne shqiperi roland xhaxho

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Prill 2020, 20:35

TIRANË– Deputeti i Kuvendit, Adriatik Alimadhi është shëruar nga COVID-19, por mesa duket gjendja e tij shëndetësore vijon që të jetë serioze. Në një...