Aktualitet

Zgjerohet vatra me COVID-19 në Krujë, të infektuar edhe 2 punonjës të tjerë të fasonerisë dhe 5 kontakte të tyre (DETAJ

22 Prill 2020, 21:25 Nga DOSJA
Zgjerohet vatra me COVID-19 në Krujë, të infektuar edhe 2

KRUJË– Zgjerohet vatra e koronavirusit në qytetin e Krujës. Shtatë raste të reja janë konfimuar,  duke e çuar në 65 numrin e të infektuarve në këtë qytet.

Mësohet se 2 prej rasteve të reja janë punonjës nga fasoneria në Krujë, ndërsa të tjerët janë persona që kanë pasur kontakte më ta.

Burime të Dosja.al bëjnë me dije se të infektuarit, janë dy meshkuj dhe pjesë tjetër janë femra. Të infektuarit janë të moshës 35-77-vjeçare dhe janë nga qyteti i Krujës dhe rrethinat si psh: Halil, Borizanë dhe Fushë-Krujë.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi ditën e sotme se numri total i të infektuarve në vendin tonë ka shkuar në 634, ndërkohë kanë humbur jetën 27 persona dhe 356 qytetarë janë shëruar. Mësohet se një 71-vjeçar ka humbur jetën në spitalin “Shefet Ndroqi”, pasi ndodhej 2 javë në intubim.

Harta është zgjeruar 18 raste në Krujë, 3 në Tiranë, 2 raste në Elbasan, 1 rast në Shkodër, 1 rast në Kurbin. Fasoneritë në Krujë, Elbasan dhe Kurbin janë ‘vatra të nxehta’ infeksioni. Sakaq, ministira bëri me dije se në Berat, Lezhë, Mirditë, Rrogozhinë dhe Tropojë janë shëruar të gjithë të prekurit me COVID-19.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne kruje koronavirusi ne shqiperi kruje koronavirusi ne kruje koronavirusi ne shqiperi kruje

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Prill 2020, 20:35

TIRANË– Deputeti i Kuvendit, Adriatik Alimadhi është shëruar nga COVID-19, por mesa duket gjendja e tij shëndetësore vijon që të jetë serioze. Në një...