Riatdhesimi/ Balluku tregon linjat e tjera nga do kryehen fluturimet: Nga SHBA-të kanë ardhur 26 shqiptarë, do kemi udhëtime
22 Prill 2020, 20:37Nga DOSJA
TIRANË– Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka shpjeguar vijimin e procesit të riatdhesimeve për të gjithë qytetarët shqiptarë që kanë mbetur jashtë dhe linjat e tjera nga të cilat do të kryhen fluturimet.
Në një lidhje me Skype në “Opinionm”, Balluku tha se deri më tani janë riatdhesuar 814 shqiptarë dhe procesi do të vijojë edhe në linja të tjera.
“814 shqiptarë janë kthyer me 7 segmente të fluturimeve që kemi bërë, por ndërkohë edhe nga Shqipëria kemi transportuar udhëtarë në destinacione të tjerë, në total, 1432. Procesi i riatdhesimit është dinamik. Ne dimë aq numra sa kemi të deklaruar të rezervuar. Deri në datën 26 do kemi edhe 660 qytetarë që kthehen duke e çuar numrin në rreth 1500 qytetarë, brenda 8 ditëve në 14 fluturime. Parisi është një destinacion që i ka vendet e ezauruara. Londra po përgatitet për flurturimin e dytë pasi fluturimi i parë është kthyer sot. Madridi është një destinacion që do të kryhet gjatë javës së ardhshme. Ndërkohë është future Bukureshti që nuk e kemi diskutuar, por kërkesa ka qenë e madhe si dhe Vjena të cilën e deklaroj, pasi leja është e marrë tashmë, do të kryhet në datën 27, ditën e hënë.
Deri më sot kanë ardhur 26 qytetarë në shtete të ndryshme të SHBA. Jemi munduar që me kompani të tjera siç është Lufthansa apo Tuksih, por ato avionë kthehen me qytetarët e tyre dhe mbi të gjitha nuk ndalojnë as në aeroportet ndërkombëtare, por në aeroportet ushtarake për t’i çuar qytetarët në karantinë. Ne do të vazhdojmë të kemi në çdo qytet nga i cili ju keni prenotuar, udhëtime të tjera. Roma do përsëritet, Milano gjithashtu, Londra ka luturimin e dytë, Frankfurti fluturimin e tretë dhe kështu me radhë. Asnjë qytetar nuk do mbetet pa riatdhesuar,”- tha ministrja Balluku ndër të tjera.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Një shqiptar e ka zënë ngushtë ministren Belinda Balluku, pasi kërkoi që të kthehen prindërit e tij, të cilët që nga muaji shkurt, i kanë nge...
TIRANË– Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka bërë me dije se në fund të prillit do të merret një vendim lidhur me vitin shkollor. Me anë të një prononcimi,...
TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka publikuar një video përmbledhëse të të gjithë historisë së kryeministrit Edi Rama me median gjerm...
Ditën e sotme në Top Talk është diskutuar në lidhje me shpenzime ditore që duhet të bëjnë njerzit për shkak të situatës së CoVid-19. Tema ka qenë nëse duhet të ...
TIRANË– Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidentit të Republikës së Azerbajxhanit, Sh.T.Z Ilham Aliyev.Duk...
Politike22 Prill 2020, 17:43
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha, i ftuar në emisionin “Pasdite me Xhaxhiun” ka folur lidhur me situatën e koronavirusit në vend. I pyetur nga moderatori...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije të gjitha hapat se si do të vijë hapja e Shqipërisë gjatë fazës së dytë. Gjatë një video-komunikimi me qyteta...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se do të vijojë hapja e bizneseve të mbyllura në vend për shkak të koronavirusit. Megjithatë Rama bëri thirrj...