Bota

“Po na sjell koronavirusin”, kthehet nga puna por tronditet me letrën që gjen në kutinë postare, infermierja ita

22 Prill 2020, 19:40 Nga DOSJA
“Po na sjell koronavirusin”, kthehet nga puna por tronditet me

ITALI- Damiana Barsotti, është infermierja 48 vjeçare, e cila çdo ditë shërben 13 orë rresht në spital pranë pacientëve të infektuar nga koronavirusi.

Mirëpo asaj i ka ndodhur diçka që nuk e priste në momentin kur është kthyer në shtëpi. Nëna e saj i ka dhënë një letër që kishte marrë në postë, ku shkruhej dhe fjalia tronditëse.

“Faleminderit për koronavirusin që na sjell te dera çdo ditë. Ta dish që këtu ka të moshuar dhe fëmijë. Faleminderit!”

Ndërkohë infermierja këtë letër e ka bërë publike në mediat italiane duke thënë se mendonte se ishte shkruar nga komshinjtë dhe është shprehur se gjatë atyre momenteve ka pasur frikë dhe më pas ka njoftuar policinë.

“Ishte si thikë pas shpine kur e lexova, u ndjeva e tradhtuar dhe e frikësuar. Njoftova policinë”.- ka thënë infermierja.

Burimi: Corriere.it

(A.K. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota -damiana barsotti koronavirusi ne itali -damiana barsotti koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll