Bota

Grabitet piktura e Van Gogh në Holandë, vepra me vlerë 3 mln euro ‘zhduket’ në kohë pandemie me një furgon të bardhë

22 Prill 2020, 19:09 Nga DOSJA
Grabitet piktura e Van Gogh në Holandë, vepra me vlerë 3 mln euro

HOLANDË– Pamjet e kamerave të sigurisë në muzeumin Singer Laren kanë treguar momentin kur një hajdut thyen xhamat për t’u futur në muzeumin holandez që të vidhte një nga pikurat e famshme të mjeshtrit Vincent van Gogh.

Sipas mediave të huaja, hajduti ishte i armatosur dhe mesa duket ai ka përfituar nga izolimi i vendit dhe vjedhjen e ka bërë më datë 30 mars. Piktura e vjedhur ishte marrë hua nga muzeumi Groninger i qytetit të Groningen dhe quhej “Kopshti i Manastirit në Nuenen në Pranverë 1884” dhe ka një vlerë prej 3 milionë eurosh.  Mediat kanë bërë me dije se deri më tani nuk është gjetur.

Ndërkohë policia është shprehur se nuk ka publikuar të gjitha pamjet pasi kjo do të zhdukte gjurmët e hetimit.

Policia thotë se nuk është e qartë nëse autori ka pasur një bashkëpunëtor, por janë duke kërkuar një furgon të bardhë që shihet të largohet pas grabitjes.

Burimi:DailyMail

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota grabitet piktura e van gogh holande grabitet piktura e van gogh holande

Sondazh

Poll