Bota

Albulena Haxhiu kundërshton formimin e Qeverisë re dhe lexon letrën e Kurtit: Na rrëzuan për pazaret e tyre, çështja do s

22 Prill 2020, 16:10 Nga DOSJA
Albulena Haxhiu kundërshton formimin e Qeverisë re dhe lexon

KOSOVË– Albulena Haxhiu, e cila përfqësoi kryetarin e Vetëvendosjes Albin Kurtin në takimin që organizoi Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me liderët politikë ka kundërshtuar formimin e qeverisë së re dhe kërkon zgjedhje të reja. Haxhiu lexoi edhe një letër të Kurtit dhe shtoi se duhet respektuar Kushtetuta.

 “Në rrethana normale është jo serioze që të merr pjesë në këtë takim, pasi që vetëm 1 orë e gjysmë përpara jemi ftuar. Me këtë urgjencë ne do të tduhej të vepronim në drejtim të luftimit të pandemisë. Por sic po duket nuk jeni të interesuar pasi që nuk ishit present në takimin që kryeministri në detyrë Kurti ju ka ftuar,  sic duket jeni bërë bashkë për të dalë kundër Vetëvndosjes. Ky takim sot në këtë format është në shpërputhje me kushtetutën e Kosovës dhe me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese sepse Presidenti mund të konsultohet vetëm me partinë që ka fituar shumicën në Kuvend. Ju ftoj që t’a respektoni Kushtetutën e Kosovës. Ju nuk keni të drejtë dhe as autorizim kushtetues, ju nuk e keni në mandate të përcaktoni se si e cfarë duhet të jetë kushtetuta Respektoni përgjegjësitë tuaja kushtetuese dhe të kryeni detyrat tuaja vetëm President, roli juaj në politikë nuk është aktiv. Ju këshilloj dhe kërkoj që të respektoni Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe të mos ftoni këso takim që janë shkelje të Kushtetutës,”- ka thënë Haxhiu.

Pas takimit, zyrtarja e VV-së tha se Zyrtarja e lartë e LVV’së ka thënë se I ka kërkuaur fjalën Thacit, por ai ka refuzuar t’ia japë gjatë mbledhjes. Ajo tregonse partia e saj do ta çojë në Gjykatë Kushtetuese cfarëdo vendimi jokushtetues që, sipas saj, ndërmerr Thaci.

“Insistova ta marrë fjalën për herë të dytë, por Presidenti kundërshtoi të ma japë fjalën. Qeveria jë është rrëzuar për shkak të pazareve të Presidentit Thaci me ish-partnerin tonë, Isa Mustafën. Në vend që të bëheshin bashkë kundër Covid 19, u bënë bashkë ta luftojnë Vetëvendosjen. Ne kemi thënë vendi duhet të shkojë në zgjedhje pas kalimit të situatës nga Covid 19,”– shtoi Haxhiu.

Presidenti Hashim Thaçi mblodhi sot në një takim që zgjati nëj orë, të gjithë liderët e partive politike për të diksutuar mbi formimin e qeverisë së re. thaçi tha se do të mandatojë cilën parti apo koalicion që i dëshmon se se ka shumicën në Kuvend për krijimin e insistucioneve të reja.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albulena haxhiu thaci mbledh lideret per qeverine e re albulena haxhiu thaci mbledh lideret per qeverine e re

Sondazh

Poll