Bota

Rriten rastet e reja në Itali/ Vdesin 437 pacientë në 24 orët e fundit, shkon mbi 25 mijë numri i të vdekurve nga Covid-19

22 Prill 2020, 16:09 Nga DOSJA
Rriten rastet e reja në Itali/ Vdesin 437 pacientë në 24

ITALI– Në Itali përgjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 437  viktima nga koronavirusi, duke e çuar në  25.085  numrin e përgjithshëm të të vdekurve.

Sipas të dhënave nga Emergjencat Civile, bëhet me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar  3.370 raste të reja me koronavirus, duke bërë që Italia të numërojë  mbi  187 mijë të infektuar në total.

Por krahasuar me një ditë më parë janë rritur rastet e reja të  të sëmurëve sepse dje u shënuan vetëm 2,729 të infektuar ndërsa sot janë shënuar  3.370 raste të reja.

Lajmi i mirë është se krahasuar me një ditë më parë Italia ka shënuar më pak viktima. Është parë një ulje e lehtë pasi dje vdiqën 534 persona ndërsa sot  janë shënuar vetëm 437 viktima.

Tre ditë më parë një repart për Covid-19 në Milano u zbras edhe u mbyll, ndërsa të hënën në spitalin e Bergamos, qyteti më i prekur nga virusi,  dhomat e urgjencës janë boshatisur.

Ndërkohë kryeministri Conte ka bërë me dije në një nga konferencat e tij të përditshme se Italia do të futet në fazën e dytë të virusit më datë 4 maj, por edhe atëherë kur vendi të rihapet qytetarët duhet të ndjekin rregullat për t’u mbrojtur nga ky virus vdekjeprurës. Në Itali janë hapur disa dyqane si libraritë, kancelaritë dhe dyqanet me rroba për fëmijë. Ndërkohë autoritetet kanë bërë thirrje që të gjithë ata persona që rikthehen në punë, duhet t’iu përmbahen rregullave në mënyrë që të mos rrezikojnë jetën e tyre nga Covid-19.

181,052 viktima, 2,592,234 të infektuar dhe 695,336 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm i COVID-19 në botë. Vendet më të prekura janë Kina, SHBA, Italia, Franca dhe Spanja. Amerika është vendi i parë në botë për numrin më të lartë të viktimave, pasi aty kanë humbur jetën 45,967  dhe rezultojnë të infektuar 820,600 të tjerë. Edhe Europa po lufton çdo minutë me COVID-19.  Në Itali numri i viktimave ka shkuar në 25.085 dhe në Spanjë 21,717 qytetarët kanë humbur betejën me COVID-19. Në Francë janë shënuar 20,796 viktima.

Burimi:  Corriere.it

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll