Aktualitet

Fasoneritë ‘vatra’ infeksioni me COVID-19/ 70 të tilla kontrollohen në vend: Dy gjobiten dhe pezullohen, nuk zbatonin mas

22 Prill 2020, 17:21 Nga DOSJA
Fasoneritë ‘vatra’ infeksioni me COVID-19/ 70 të tilla

TIRANË– Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka bërë me dije se ditën e sotme ka inspektuar 70 fasoneri në vend, ku disa prej tyre edhe janë ndëshkuar. 

Sipas ISHSH, dy gjoba dhe dy aktivitet janë pezulluar në Durrës dhe Elbasan, pasi nuk zbatoheshin masat mbrojtëse ndaj koronavirusit. 

“Vazhdojmë inspektimin e çdo subjekti që paraqet rrezik për përhapjen e COVID-19. Kemi kryer 70 inspektime në fasoneri sot. Tolerancë zero. Dy gjoba dhe dy pezullime aktiviteti në Durrës dhe Elbasan për fasonet që nuk zbatonin masat mbrojtëse. Nga data 12 mars 2020 janë kryer 581 inspektime dhe monitorime në fasoneri. 19 subjekte janë dënuar me gjobë ndërsa 11 fasonerive u është pezulluar aktiviteti,”-thuhet në njoftim. 

Ka qënë fasoneria e Krujës ajo që e ka çuar në 58, numrin e të infektuarve në Krujë. Ku të gjithë rastet janë punonjës të fasonerisë dhe familjarë të tyre. Tanimë fasoneria është mbyllur dhe po gjurmohen të gjithë të dyshuarit e tjerë që mund të jenë prekur nga koronavirusi.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ishsh koronavirusi ne shqiperi ishsh koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll