Aktualitet

Shitej si shpërndarës kafeje në Itali, shqiptari nervoz para Policisë, qeni ‘Roy’ i zbulon kokainën dhe tufën me para

22 Prill 2020, 15:30 Nga DOSJA
Shitej si shpërndarës kafeje në Itali, shqiptari nervoz para

ITALI– Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar në Pisa pasi nën autorizimin e shpërndarësit të kafesë në të vërtetë shpërndate kokainë. Ishin qentë e Policisë, ata që pikasën lëndën narkotike të shqiptarit të identifikuar si Erando Mara, e cila ishte fshehur në mjetin tip “Toyota Corolla”. 

Në momentin e ndalimit nga Policia për t’i kontrolluar autorizimin, i riu shqiptar u shfaq nervoz, gjë që shtoi edhe dyshimet e efektivëve që kërkuan edhe ndërhyrjen e qenëve. Ishte qeni ‘Roy’, ai që pikasi lëndën narkotike të fshehur nën sediljen e shoferit, e cila peshonte diku tek 3.5 kilogramë. Por qeni akoma jepte sinjale. 

Policia kontrolloi mjetin dhe gjeti një tjetër kile të fshehur, e bashkë me të edhe 37 mijë euro, përveç 1.300 që i kishte në xhep. Shqiptari tanimë është dërguar në Sollicciano, ku edhe do të presi vendimin e Gjykatës për të.

Marrë nga La nazione

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne itali erando mara pisa arrestohet shqiptari ne itali erando mara pisa

Sondazh

Poll