Aktualitet

“Të infektuarit rrinë veç t’u shëtit, na ruan Zoti”, banorët e Krujës dalin me frikë të bëjnë pazare

22 Prill 2020, 14:40 Nga DOSJA
“Të infektuarit rrinë veç t’u shëtit, na ruan

KRUJË– Qytetarët e Krujës shprehen të frikësuar dhe të frustruar që të infektuarit me Covid-19, të cilë tpunonin në fasoneri, tashmë lëvizin lirshëm në qytet. Të pyetur nga AbcNews, ata shprehen se kanë qëndruar në shtëpi për t’u mbrojtur dhe tashmë kur dalin të bëjnë pazare, u duhet të përballen edhe me të infektuarit, dhe me frikën se mos marrin virusin Covid-19.

Kena shumë frikë. S’ka dash hap. Ne rrimë në shtëpi duke u rujt, kur vje funi atje përhapet krejt. Kam komshi që kanë punu fasoneri, janë të papërgjegjshëm fare nuk rrinë mrena në shpi fare, rrinë t’u shëtit. Ne brona vetë, na mbrojt zoti,”– shprehet një grua.

Janë fasonet hapur. Shumë mirë qeveria jonë puno për bllokime për gjetje të personave përkatës. Po fasonet i ka lënë hapur në Krujë të gjitha. Ai është burimi,”– shprehet një tjetër.

Fasoneritë e Krujës, Kurbinit dhe Elbasanit janë ‘vatra të nxehta’ infeksioni. Gjatë 24 orëve të fundit 18 raste të reja janë konfirmuar me COVID-19 në Krujë, 3 në Tiranë, 2 raste në Elbasan, 1 rast në Shkodër, 1 rast në Kurbin. Ndërkohë numri total i të infektuarve në vendin tonë ka shkuar në 634 dhe  kanë humbur jetën 27 persona. Sakaq, ministira bëri me dije se në Berat, Lezhë, Mirditë, Rrogozhinë dhe Tropojë janë shëruar të gjithë të prekurit me COVID-19.

Ndërkohë prezenca e uniformave të policisë në rrugët e Kruëjs është shtuar ditët e fundit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi kruje koronavirusi ne shqiperi kruje

Sondazh

Poll