Aktualitet

KLGJ merr vendimin/ Më 27 prill rinis puna në të gjitha Gjykatat e vendit

22 Prill 2020, 13:30 Nga DOSJA
KLGJ merr vendimin/ Më 27 prill rinis puna në të gjitha Gjykatat

TIRANË– Këshilli i Lartë Gjyqësor ka urdhëruar hapjen e gjykatave të të gjitha Gjykatave më 27 prill, ditë e hënë.

Vendimi vjen pas afatit për të pezulluar të gjitha gjyqet dhe proceset që orej datës 10 mars pas rasteve të para me koronavirus në Shqipëri. Por me hapjen e gjykatave, do të merren të gjitha masat parandaluese për përhapjen e koronavirusit. Punonjësit do të duhet të vendosin maska, doreza dhe të ruajnë distancën me njëri-tjetrin.

Ndërprerja e të gjithë proceseve gjyqësore shkaktoi edhe reagimin e avokatëve, të cilët kërkuan që të ishin pjesë e pagës së luftës në paketën e ndihmës ekonomike të publikuar nga qeveria Rama.

Megjithatë tanimë ata duhet t’i rikthehen detyrës, si normalisht duke filluar nga e hëna e ardhshme. 

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet klgj rinisin proceset gjyqesore klgj rinisin proceset gjyqesore

Sondazh

Poll