Aktualitet

Bashkia Tiranë hap tender, porosit 136 arkivolë, 56 për foshnje deri në moshën 1 vjeç (DETAJE)

22 Prill 2020, 15:23 Nga DOSJA
Bashkia Tiranë hap tender, porosit 136 arkivolë, 56 për foshnje

TIRANË– Agjencia e Shërbimeve Funerale, pranë Bashkisë Tiranë ka hapur së fundmi një tender për blerjen e 136 arkivolëve.

Nisur nga situata e emergjencës së Covid-19, apo të vdekjeeve të endacakëve, të moshurve që ndërrojnë jetë në azil dhe bebeve që vdes në maternitet, Bashkia Tiranë, ka porositur këtë numër arkivolësh, për të përballuar rastet, të cilave u mbulohen shpenzimet e ceremonisë mortore nga vetë bashkia.

56 copë janë porositur me përmasa të vogla për fëmijë deri në 1 vjeç; 75 copë arkivolë të mëdhenj të madhësive standarte dhe 5 copë arkivolë më të mëdhenj se standarti.

Dokumentet:

Të gjitha mediat u alarmuar ditën e sotme nga publikimi i këtij tenderi, por burime nga Bashkia Tiranë, sqaruan për Dosja.al se ky tenfer nuk ka lidhje me vit,imat që shkakton Covid-19.

Përkundrazi, Bashkia Tiranë porosit çdo gjashtë arkivole për njerëzt e vetmuar , të cilëve u mbulon shpenzimet e agjencisë funerale dhe për bebet që nuk jetojnë.

Kjo procedurë, sipas burimeve nga Bashkia Tiranë, është krejtësisht normale dhe është bërë nën regjimin e kufizuar të prokurimeve prej emergjencës së Covid-19. Ky është statusi juridik i gjendjes dhe nuk ka lidhje me njerëz të sëmurë me Covid-19.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet  kryetar i bashkisë së tiranës erion veliaj tenderi per arkivolet  kryetar i bashkisë së tiranës erion veliaj tenderi per arkivolet

Sondazh

Poll