Aktualitet

ME VIDEO/ I karantinuar në Korçë bashkë me familjen, i mituri kërkon ndihmë: Duan 25 mijë lekë, mamin e kam sëmurë e s

22 Prill 2020, 16:14 Nga DOSJA
ME VIDEO/ I karantinuar në Korçë bashkë me familjen, i

KORÇË– Një i mitur i karantinuar në një hotel në Korçë ka bërë apel për ndihmë para mediave. Duke u shtyrë me efektivin e Policisë, i mituri është shprehur se ai dhe familja e tij, nuk kishin kushte për të ndenjur në hotel, pasi nuk kishin të ardhura.

Sipas të miturit, familja e tij duhet të paguajë 25 mijë lekë dhe se ambineti ku janë karantinuar nuk ka kushte për t’i strehuar.

 

PJESË NGA VIDEOJA:

Gazetarët: Sa lekë duhet të paguajë familja jote?

I mituri: Çdo gjë duhet të paguash. 25 mijë lekë, mamin e kam sëmurë, babin pa punë. Nuk kemi kushte. Të lutem!

Polici: Mos fol… (e largon nga porta kryesore)

I mituri: Është e drejta ime, më lerë

Gazetarët: Kur keni ardhur në hotel? Ne erdhëm dje në 8 të darkës. Krevati ishte i prishur. Prindërit e mi nuk kanë as para.

Që prej 18 prillit, qeveria shqiptare nisi procesin e riatdhesimit të qytetarëve shqiptarë dhe akomodimit të tyre në njësitë hoteliere në Durrës. Deri më tani,me “Air Albania”, nga Italia dhe Turqia janë kthyer rreth 514 persona, të cilët janë akomoduar në 14 hotele.

Shqiptarët, të cilët kishin mbetur jashtë kufijëve për shkak të masave të marra ndaj koronavirusit, kanë paguar vetë biletën e kthimit, ndërsa do të duhet të paguajnë edhe 7 euro për ushqimin çdo ditë.

Ndërsa ata që vijnë nga Greqia, karantinohen në hotelet e Korçës dhe duhet të paguajnë 35 mijë lekë në ditë për person.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet korce operacioni i riatdhesimit riatdhesimi i shqiptareve korce operacioni i riatdhesimit riatdhesimi i shqiptareve

Sondazh

Poll