Aktualitet

Pa ujë për t’u larë dhe një furnellë për të gatuar! PAMJET brenda kampit të Babrrusë, sirianët ‘gjejnë’ atdheun

22 Prill 2020, 14:53 Nga DOSJA
Pa ujë për t’u larë dhe një furnellë për

BABRRU– Sirianët largohen nga shtëpia e tyre, duke lënë pas kujtime e ndoshta familjarë për një jetë më të mirë, duke marrë përsipër edhe rrezikun që ndoshta kurrë nuk do të arrijnë në tokën e ëndrrave; në Gjermani apo gjetkë në Europë. Disa prej tyre mbahen në kampet e emigrantëve në vende të ndryshme të Ballkanit, por një gjë është e sigurt, asnjë nuk i ka kushtet si ai i Babrrusë.

Dosja.al ka arritur që të sigurojë edhe pamje nga brenda kampit, ku emigrantët sirianë tregojnë kushtet në të cilat detyrohen që të jetojnë çdo ditë. Siç duket edhe nga pamjet, dhomat janë të vogla dhe shpesh herë mungon energjia elektrike.

 Emigrantët tregojnë se nuk kanë mundësi as të lahën për shkak të mungesës së ujit të nxehtë, ndërsa për të gatuar kanë arritur që të sigurojnë vetëm një furnellë. Ndërsa rrobat, të cilat i lajnë me dorë i varin për t’i tharë në litarë të vendosur mes pemëve, pasi në pamundësi të objekteve u është dashur të improvizojnë.

Kërkuan që të shpëtonin nga lufta, morën përsipër edhe vdekjen për një jetë më të mirë, por shumë prej sirianëve (ata që përfunduan në Shqipëri) nuk e dinin se do të mbaheshin në një kamp që i përafrohej aq shumë gjendjes ekonomike të vendit të tyre. Ata nuk kanë nostalgji për kushtet e vështira ku edhe jetonin në atdheun e tyre, por kërkojnë një jetë më të mirë, të paktën me kushtet minimale të jetesës.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kampi i babrruse sirianet ne shqiperi kampi i babrruse sirianet ne shqiperi

Sondazh

Poll