Bota

Përfundon takimi me liderët e partive, Thaçi: Do mandatoj atë që dëshmon se ka shumicën në Kuvend

22 Prill 2020, 13:43 Nga DOSJA
Përfundon takimi me liderët e partive, Thaçi: Do mandatoj

KOSOVË– Takimi mes Presidentit Hashim Thaçi dhe liderëve të partive politike në Kosovë, ka përfunduar një orë pas nisjes.  Mbledhja nisi në orën 16:30 në Presidencë ndërsa u diskutua për hapat që do të merren në lidhje me krijimin e qeverisë së re.

Në fjalën e tij, Thaçi ka njoftuar partitë politike se hapat do t’i marrin sipas Kushtetutës dhe se ai do të mandatojë cilën parti apo koalicion që i dëshmon se se ka shumicën në Kuvend për krijimin e insistucioneve të reja.

Do të marr hapa sipas kushtetutës së Kosovës. Të ndodhur në këtë situatë pas mocionit të votëbesimit. Ju ftoj që të konfirmoni a është në vullnetin e partive që i udhëheqni ë të kemi një qeveri të re apo të shpallen zgjedhjet. Presidenti nuk e shpërbën kuvendin, vetëm vullneti i partive politike i jep drejtim vendit. Do mandatoj, cilëndo parti apo koalicion që dëshmon se ka shumicën në Kuvend për krijimin e insistucioneve të reja,”- tha presidenti, derisa, ka ftuar partitë politike që të japin votën e tyre.

Vetëvendosja ka kërkuar që të shkohet në zgjehdje të reja, ndërsa PDK, LDK, AAK dhe Nisma e kanë kundërshtuar këtë gjë.

Më herët Thaçi i dërgoi një letër informuese Albin Kurti, se nuk e priste më për t’i dërguar emrin e mandatarit për Kryeministër të ri, do të zhvillojë një takim me liderët e partive. 

Takim ndërkaq sot gjatë ditës ka pasur edhe kreu i LDK-së, Isa Mustafa bashkë me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj. Të dy kanë diskutuar për koalicionin e ri, tash kur Këshilli i LDK-së e ka aprovuar një koalicion me AAK-në, Nismën, AKR-në dhe minoritetet.

(A.B/f.m/ Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni hashim thaci qeveria e re ne kosove thaci mbledh lideret e partive hashim thaci qeveria e re ne kosove thaci mbledh lideret e partive

Sondazh

Poll