Politike

Fasoneritë e Krujës dhe Kurbinit ‘vatra të nxehta’ infeksioni/ Meta: ISHP të kryejë kontrolle, nëse nuk garantohen sta

22 Prill 2020, 10:35 Nga DOSJA
Fasoneritë e Krujës dhe Kurbinit ‘vatra të nxehta’

Tiranë- Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se situata në Kurbin dhe Krujë është shqetësuese, pasi ditët e fundit po rritet ndjeshëm numri i të infektuarve. Meta ka theksuar se duhet të respektohen distancat sociale dhe se ISHP nuk duhet të kryejë sa më shumë kontrolle. Ai u shpreh që nëse nuk garantohen standardet këto biznese duhet të mbyllen.

“Unë dua të vlerësoj që këto kufizime që imponohen për shkak të kësaj pandemie,  janë për të rritur përgjegjshmërinë. Duhet të rritet tranparenca në këtë situatë nga të gjitha institucionet. Në këtë drejtim apeloj që të rritet trasparenca dhe ligjshmëria e të gjitha akteve. Është detyra e organeve të drejtësisë për të folur për akuzat. Shteti shqiptar do i përmbahet detyrimeve të tij me të gjithë shtetasait. Qeveria ka marrë disa masa por duhet të marrë edhe më shumë për të plotësuar kushtet e karantinimit të tyre, kjo në varësi edhe të rrethanave gjeografike dhe fizike. Në këtë drejtim do të bëhet edhe më shumë. Kushtet që unë i kam verifikuar vetë në kavalishencë janë optimale, kush do të trajtohet atje do merret ministira e Shëndetësisë. Sa i përket lajmeve të Krujës dhe Krubinit, që janë shqetësuese, duhet të respektohen distancat sociale dhe kontrolle nga ISHP, për çdo lloj aktiviteti. Çdo lloj nënvlerësimi do të jetë një kosto e madhe për ekonominë dhe qytetarët. Duhet përqëndrim më i madh për të parandaluar shpërthimin e vatrave të reja.  Nëse nuk garantohet standardet për mbrojtjen e kushteve të shëndetit aktivitete të tilla nuk duhet të lejohen dhe punonjësit duhet të mbështeten nga qeveria”, tha Meta.

Këto deklarata Presidenti i bëri gjatë një konference ku njoftoi dekretimin e ndryshimeve në Kodin Penal. Meta tha se ndryshimet ishin të nevojshme dhe duhet dënuar ai që përhap me qëllim virusin. Në deklaratë Presidenti u shpreh se ishte i kënaqur me masat e qeverisë. Ndërkohë nuk preferoi të komentonte nismën për amnistinë fiskale.

Fasoneritë e Krujës, Kurbinit dhe Elbasanit janë ‘vatra të nxehta’ infeksioni. Gjatë 24 orëve të fundit 18 raste të reja janë konfirmuar me COVID-19 në Krujë, 3 në Tiranë, 2 raste në Elbasan, 1 rast në Shkodër, 1 rast në Kurbin. Ndërkohë numri total i të infektuarve në vendin tonë ka shkuar në 634 dhe  kanë humbur jetën 27 persona. Sakaq, ministira bëri me dije se në Berat, Lezhë, Mirditë, Rrogozhinë dhe Tropojë janë shëruar të gjithë të prekurit me COVID-19.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta viktimat e covid ne shqiperi ilir meta viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll