Bota

Infermierja i ndihmoi/ Familja i qëndroi “pranë” pacientit me Covid-19 duke folur në telefon për 30 orë, derisa vdiq

22 Prill 2020, 14:36 Nga DOSJA
Infermierja i ndihmoi/ Familja i qëndroi “pranë” pacientit

TEKSAS– Siç ka ndodhur në shumë raste, mjekët dhe infermierët nëpër botë kanë ndihmuar familjarët e pacientëve të përshëndeten me to në minutat e fundit të jetës.

Edhe në këtë rast një infermiere i bëri të mundur që Abby të fliste me të atin e saj në spital përmes telefonit. Ajo dhe tre motrat e saj ishin në gjendje të bisedonin me babanë e tyre përmes telefonit,  për më shumë se 30 orë, derisa vdiq.

“Ishte një bekim. kjo më ndihmoi që të t’i thoja të gjitha ato që doja t’i thoja duke e ditur që ishte fundi dhe nuk do e shihja më, edhe pse nuk mund të isha pranë tij për t’i mbajtur dorën. Ajo telefonatë ishte shumë e dhimbshme.”- tha një nga vajzat,  Adair Reinhard.

Vëllezërit dhe motrat të bashkuar nga Danimarka, në Teksas dhe deri në Karolinën e Veriut, tre fëmijët u bënë bashkë për një qëllim, t’i jepnin babait të tyre kujtimin e fundit të bukur, për t’u larguar i qetë nga kjo botë.

Në 30 orë ata ndanë kujtimet e tyre,  kënduan dhe i shprehen të gjithë dashurinë babait.

“Nuk mund të flisnin përballë, por mund ta dëgjonin që merrte frymë. E falenderova që ishte pranë meje, i kërkova falje për mërzitjet që i kisha shkaktuar. Po e dëgjonim teksa po vuante, por na mjaftonte që po merrte frymë. E dinim që një ditë ato do të shuheshin.”-  tha Reinhard.

177,688 viktima, 2,557,993 të infektuar dhe 695,336 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm i COVID-19 në botë. Vendet më të prekura janë Kina, SHBA, Italia, Franca dhe Spanja. Amerika është vendi i parë në botë për numrin më të lartë të viktimave, pasi aty kanë humbur jetën 45,343 dhe rezultojnë të infektuar mbi 810 mijë.  Edhe Europa po lufton çdo minutë me COVID-19. Në Itali numri i viktimave ka shkuar në 24,648 dhe në Spanjë 21,282 qytetarët kanë humbur betejën me COVID-19. Ndërsa në Francë janë shënuar 20,796 viktima.

Burimi: CNN 

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll