Bota

Michelle Obama zv/Presidente e SHBA-ve? Biden jep lajmin e bujshëm: Do ta zgjidhja menjëherë, është brilante!

22 Prill 2020, 14:51 Nga DOSJA
Michelle Obama zv/Presidente e SHBA-ve? Biden jep lajmin e bujshëm: Do ta

SHBA– Kandidati për President në SHBA, Joe Biden është shprehur mjaft i qartë kur ka thënë se nëse ai do të fitonte zgjedhjet elektorale përballë Donald Trump, do të kishte dëshirë që postin e zv.Presidentit ta zinte Michelle Obama.

Në një intervistë përballë Jon Delano, Biden i surprizoi të gjithë kur u pyet për Obaman dhe tha se do ta zgjidhte menjëherë.

Unë do ta zgjidhja atë menjëherë. Ajo është e brilante. Di të menaxhojë situatën dhe është një grua me të vërtetë e mirë. Obama-t janë miq të shkëlqyeshëm,”– tha Biden.

Nga ana tjetër vetë Michelle Obama ka deklaruar se nuk ka më ndërmend të kandidojë për një post politik. Kohët e fundit ajo ka dalë në video live duke treguar se po e kalon karantinimin, duke lexuar libra dhe me fëmijët.. 

Ndërsa, një ish-këshilltare e Shtëpisë së Bardhë, Valerie Jarrett u shpreh se Michelle Obama nuk dëshiron të jetë politikane dhe se është mjaft e përqëndruar në punën e saj në organizatën “When we all vote”.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota joe biden michelle obama joe biden michelle obama

Sondazh

Poll