Aktualitet

“Lajm që më gëzon pa masë”/ Manastirliu: Fiton betejën me COVID-19 një tjetër infermier

22 Prill 2020, 11:29 Nga DOSJA
“Lajm që më gëzon pa masë”/ Manastirliu: Fiton

Tiranë– Ministjra e Shëndetësisë, Ogerta Manasitrliu ka deklaruar ditën e sotme se një infermier tjetër ka fituar betejën me COVID-19. Sipas ministres numri i personelit mjekësor të shëruar ka shkuar në 42.

“Çdo mjek dhe infermier që e fiton betejën individuale me virusin e rrezikshëm është një lajm që më gëzon pa masë! Edhe 1️⃣ infermier është shëruar nga #COVID19, mes 11 të shëruarve të 24 orëve të fundit ?? Janë 4️⃣2️⃣ personel shëndetësor të #shëruar nga COVID-19 Deri tani janë 3️⃣5️⃣6️⃣pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me ?#COVID-19?#FORCA “, shprehet ajo në një postim në Fabenook.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi ditën e sotme se numri total i të infektuarve në vendin tonë ka shkuar në 634, ndërkohë kanë humbur jetën 27 persona dhe 356 qytetarë janë shëruar. Mësohet se një 71-vjeçar ka humbur jetën në spitalin “Shefet Ndroqi”, pasi ndodhej 2 javë në intubim. Harta është zgjeruar 18 raste në Krujë,3 në Tiranë, 2 raste në Elbasan, 1 rast në Shkodër, 1 rast në Kurbin. Fasoneritë në Krujë, Elbasan dhe Kurbin janë ‘vatra të nxehta’ infeksioni. Sakaq, ministira bëri me dije se në Berat, Lezhë, Mirditë, Rrogozhinë dhe Tropojë janë shëruar të gjithë të prekurit me COVID-19.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Prill 2020, 09:12

Vlorë- U tha se 2020-ta do të ishte viti i parë që ditët pas Pashkë Ortodokse nuk do të kremtoheshin me karnavalet tradicionale në Nartë. Por, as pandemia dhe a...