Aktualitet

Manastirliu jep lajmin e mirë: Do shtohet ora për liri-dalje, nga 90 minuta do bëhet 2 orë e gjysmë

22 Prill 2020, 12:54 Nga DOSJA
Manastirliu jep lajmin e mirë: Do shtohet ora për liri-dalje, nga 90

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka bërë me dije se ka nisur hapja e vendit pas kalimit të pikut të pandemisë. Në një deklaratë për mediat, Manastirliu ka bërë me dije se nga java e ardshme do të ketë një liri dalje 2 orë e 30 minuta.

Nga java e ardhshme do të rritet fasha e lëvizjes për qytetarët nga një orë e gjysëm në 2 orë e 30 minuta. Do të hapen dyqanet e rrobave , të këpucëve, të mobiljeve dhe të gjithë bizneset e tjera që kanë rrezikshmëri të ulët të përhapjes së infeksionit, transporti taksi ndërqytetas me një person të lejuar.

Nëse nuk do të kemi tregues të qëndrueshëm, plani parashikon dhe rikthim të masave shtrënguese. Nese ne nuk do të kemi nevojë që të kemi frenat, në fillim të majit do të mund të zgjerojmë lëvizjen e makinave dhe për nevoja blerje dhe do të zgjerojmë fashën e orarëve të lëvizjes së njerëzve brenda qyteteve”  tha ndër të tjera Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësië dhe Mbrotjes Sociale, Ogerta Manastriliu, në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se është gati plani për daljen nga situata e pandemisë së COVID-19. Ministrja u shpreh se në varësi të rasteve të reja dhe ecurisë së pandemisë në vend do të merren dhe masat lehtësuese, por dhe ato shtrëngusese. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet masat kunder covid 19 masat lehtesuese ogerta manastriliu masat kunder covid 19 masat lehtesuese ogerta manastriliu

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Prill 2020, 09:12

Vlorë- U tha se 2020-ta do të ishte viti i parë që ditët pas Pashkë Ortodokse nuk do të kremtoheshin me karnavalet tradicionale në Nartë. Por, as pandemia dhe a...