Aktualitet

Manastirliu prezanton planin për hapjen: Gjithçka varet nga ecura e pandemisë. Javën e ardhshme shtojnë orarin e liri-dalje

22 Prill 2020, 12:48 Nga DOSJA
Manastirliu prezanton planin për hapjen: Gjithçka varet nga ecura e

TIRANË- Ministrja e Shëndetësië dhe Mbrotjes Sociale, Ogerta Manastriliu, në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se është gati plani për daljen nga situata e pandemisë së COVID-19. Ministrja u shpreh se në varësi të rasteve të reja dhe ecurisë së pandemisë në vend do të merren dhe masat lehtësuese, por dhe ato shtrëngusese. 

Ajo bëri me dije se fazat e hapjes do të jenë në një diferencë kohore me 2 javë nga njëra tjetëra, deri në kthim në normalitet. Ministrja bëri me dije se hapja graduale e ekonomisë do të pasojet nga masa shtrënguese për ata që thyejnë rregullat, por  duhet ndjekur dhe protokollet e sigurisë nga të gjitha bizneset.

Bizneset kanë detyrim ligjor dhe moral për zbatimin strikt të masave, ndryshe do të ndëshkohen administrativisht dhe penalisht”, shtoi ajo.

Nga ana tjetër Komiteti Teknik i Eksperteve ka hartuar planin e lehtësimit gradual të masave, i cili bazohet në kriteret epidemiologjike, kapacitetet spitalore dhe burimet e nevojshme për kontrollin dhe monitorimin e situatës.

Paketa e masave shoqëruese përcakton hapjen graduale, duke marrë një minimum 2-javor, nga njëra fazë tek tjetra. Në vendimmarjen për të kaluar nga njëra fazë e planit të hapjes tek tjetra, do të vlerësohen nëse do të ketë rënie të qëndrueshme gjatë dy javëve sa i takon 3 indikatorëve: Rastet ditore të konfirmuara me COVID19, numri i qytetarëve të shtruar në spital dhe rastet në terapinë intensive”, tha Manastirliu.

Numri një i shëndetësisë, bëri me dije se nëse ecura e padnemisë do të vijojë në ritme të ulëta nga java e ardhshme do të shtohet dalja e qytetarë dhe nga 90 minuta që është tani do të bëhet 2 orë e 30 minuta. Po ashtu tha sa do të lejohet dhe lëvizja me makina brenda bashkisë dhe transporti i njerzve me taksi dhe jashtë qarqeve. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet masat kunder covid 19 masat lehtesuese ogerta manastirliu masat kunder covid 19 masat lehtesuese ogerta manastirliu

Sondazh

Poll