Aktualitet

Si do bëhet hapja e bizneseve? Manastirliu: Lëhtësimi do jetë në katër faza, po respektojmë udhëzimet e OBSH-së

22 Prill 2020, 13:13 Nga DOSJA
Si do bëhet hapja e bizneseve? Manastirliu: Lëhtësimi do

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka bërë me dije sot se si dotë bëhet hapja graduale e bizneseve. Në një deklaratë për mediat, Manastirliu tha se bizneset do të hapen në bazë të riskut që ato kanë për të përhapur vizurisin.

Do të rihapen aktivitetet me shumë efekt në ekonomi dhe më pak efekt në përhapjen e infeksionit. Flasim për tre risqe të ulët, mesëm dhe të lartë që çdo aktivitet do të ketë protokollin e tyre. Paralelisht aktivitete do të kenë një lëvizje të kufizueshme njerëzish.

Lehtësimi do të vijoje sipas udhezimit të OBSH qëpërfshin katër faza, do të bëhen publike protokollet që duhet të ndiqen si për individët, punonjësit dhe bizneset. Në këtë luftë kërkohet bashkëpunim, çdo biznes që do të hapet duhet të zbatojë me përpikmëri masat e miratuara nga komiteti teknik i ekspertëve bazuar në nivelet e rriskut”, u shpreh ministrja.

Ministrja e Shëndetësië dhe Mbrotjes Sociale, Ogerta Manastriliu, në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se është gati plani për daljen nga situata e pandemisë së COVID-19. Ministrja u shpreh se në varësi të rasteve të reja dhe ecurisë së pandemisë në vend do të merren dhe masat lehtësuese, por dhe ato shtrëngusese. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet masat kunder covid 19 masat leh ogerta manastirliu masat kunder covid 19 masat leh ogerta manastirliu

Sondazh

Poll