Bota

Ndiheni të vetmuar gjatë kësaj periudhe? Islanda gjen zgjidhjen e pazakontë : Përqafoni një pemë, do të ndiheni të leht

22 Prill 2020, 09:20 Nga DOSJA
Ndiheni të vetmuar gjatë kësaj periudhe? Islanda gjen zgjidhjen e

ISLANDË– E teksa në këtë kohë pandemie ndihemi të vetmuar, Islanda ka një sugjerim për të gjithë qytetarët që dëshirojnë të kenë kontakt fizik me jetën sociale. “Gjeni pemën më të afërt dhe jepini asaj një përqafim.”– është këshilla që Islanda u ka dhënë njerëzve.

Sipas mediave të huaja, Shërbimi Islandez i Pyjeve (IFS) thotë se të kalosh të paktën pesë minuta në ditë duke përqafuar pemën është një mënyrë e shkëlqyeshme për të mposhtur vetminë në karantinë. Sipas tyre përqafimi i pemëve prodhon ndjenjën e relaksimit dhe ju përgatit që të merrni përsipër çfarëdo sfide t’iu dalë përpara.

“Kur përqafoni një pemë, e ndjeni së pari në gishtërinjtë tuaj më pas lart në këmbët tuaja e deri në gjoks dhe së fundmi në kokën tuaj“, – shprehen ata.

Mund të duket shumë qesherake dhe e pazakontë por ekspozimi ndaj pemëve, ka  treguar se promovon shëndetin e mire, pasi ata pastrojnë ajrin dhe zvogëlojnë stresin te njerëzit.

Në Islandë ndryshe nga vendet e tjera pyjet kanë qëndruar të hapura gjatë kohës së Covid-19.

(A.K.Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota islande koronavirusi ne islande islande koronavirusi ne islande

Sondazh

Poll

Bota 22 Prill 2020, 06:42

Kinë- Zëvendës ministri kinez i sigurisë publike, Sun Lijun, është arrestuar së fundmi pasi akuzohet se “ka shkelur disiplinën e partisë dhe ligjin,”. Analistët...