Bota

Ka 205 mijë të prekur nga COVID-19, Spanja mendon të nisë hapjen në mes të majit

22 Prill 2020, 08:14 Nga DOSJA
Ka 205 mijë të prekur nga COVID-19, Spanja mendon të nisë

SPANJË– Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez,  ka thënë sot se po mendohet për nisjen e masave lehtësuese, në një kohë kur kulmi i pandemisë mendohet se është kaluar. Sipas Reutres, Sanchez ka thënë se masat lehtësuese mund të fillojnë në gjysmën e dy të muajit Maj.

Këto kufizime do të lehtësohen gradualisht për të qenë të sigurtë, por deri në mes të majit vendi do vijojë të jetë nën rregjimin e gjendjes së jashtëzakonshme.

Ai është shprehur se do të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme të Spanjës deri më 9 maj dhe pas datës 14 do nisë lehtësimi i masave. Nuk dihet ende se çfarë masash do të merren dhe çfarë aktivitetesh do të hapen, pasi Kryeministri u shpreh se përkëtë gjë po punohet.

Spanja është një nga vendi i dytë më i prekur nga COVID-19, pas SHBA-së dhe deri tani të infektuar janë rreth 205 mijë persona.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne spanje pedro sánchez koronavirusi ne spanje pedro sánchez

Sondazh

Poll

Bota 22 Prill 2020, 06:42

Kinë- Zëvendës ministri kinez i sigurisë publike, Sun Lijun, është arrestuar së fundmi pasi akuzohet se “ka shkelur disiplinën e partisë dhe ligjin,”. Analistët...