Bota

“20 orët e pritjes së analizës m’u dukën si 20 vite”/ Flet gjinekologu shqiptar që u infektua me koronavirus nga grua

22 Prill 2020, 08:13 Nga DOSJA
“20 orët e pritjes së analizës m’u dukën si 20

Kosovë-  Gjinekologu Albert Lila nga Instituti i Mjekësisë së Punës në Gjakovë, rezulton i infektuar me COVID-19. Mediet vendase raportojnë se ai është infketuar nga gruaja shtatzënë, e cila humbi jetën një ditë më parë. Mësohet se mjeku e ka marrë virusin gjatë vitizitave që gruaja ka kryer në spital.

“Kisha një koll të thatë si diçka që të mbet në fyt dhe një ndjesi që po mbes pa frymë. Këto simptoma ishin në ditën e gjashtë dhe të shtatë. Sot është dita ime e tetë dhe lirisht mund të them se po ndjehem mirë”, rrëfen Albert Lila për emisionin Radar në RTV Dukagjini.

Sa i përket vdekjes së ish pacientes së tij, Lila thotë se është tejet i lidhur emocionalisht me atë rast, teksa tregon se ajo ishte udhëzuar nga Spitali i Gjakovës që të dërgohej në QKUK në Prishtinë.

“Pacienten në fjalë e kemi udhëzuar të transferohet në Prishtinë për ekzaminime të mëtejme. Ka qenë insistim i ekipit të mjekëve nga Spitali i Gjakovës që pacientja të testohet për COVID-19. Pas marrjes së lajmit që pacientja ka rezultuar pozitive në COVID-19, ekipi që kemi qenë kujdestarë atë natë jemi testuar,. 20 orët e daljes së analizës m’u dukën si 20 vite pritje”, është shprehur ai.

Gruaja shtatzënë nga Gjakova humbi jetën ditën e djeshme. Ajo la pas dy fëmijë jetimë.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 22 Prill 2020, 06:42

Kinë- Zëvendës ministri kinez i sigurisë publike, Sun Lijun, është arrestuar së fundmi pasi akuzohet se “ka shkelur disiplinën e partisë dhe ligjin,”. Analistët...