Bota

COVID-19/ 181,052 viktima dhe mbi 2 milionë e gjysmë qytetarë të infektuar, virusi po bën kërdinë në SHBA (SHIFRAT)

22 Prill 2020, 06:28 Nga DOSJA
COVID-19/ 181,052 viktima dhe mbi 2 milionë e gjysmë qytetarë

Njerëzimi ende nuk ka fituar betejën me COVID-19. Deri më tani në të gjithë botën janë shënuar 177,688 viktima dhe rezultojnë të infektuar 2,592,234 . Ndërsa, 709,761 qytetarë janë shëruar.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kinë janë shënuar 30 raste të reja dhe numri i viktimave është 4,632. Amerika është vendi i parë në botë për numrin më të lartë të viktimave, pasi aty kanë humbur jetën 45,967  dhe rezultojnë të infektuar 820,600 të tjerë. Virusi po bën “kërdinë” edhe në Brazil. Gjatë orëve të fundit në këtë shtet kanë rezultuar të infektuar 289 dhe në total kanë humbur jetën 2,761 qytetarë.

Edhe Europa po lufton çdo minutë me COVID-19.  Në Itali numri i viktimave ka shkuar në 25.085 dhe në Spanjë 21,717 qytetarët kanë humbur betejën me COVID-19. Sakaq në Francë janë shënuar 20,796 viktima.

Edhe në Ballkan virusi është përhapur gjerësisht. Numri i të infektarve rritet çdo ditë në Kosovë, Greqi, Maqedoni e Veriut dhe Mal të Zi.Në vendin tonë janë aktualisht të infektuar 637 persona dhe janë shënuar 27 viktima.

Burimi: worldometers.info/coronavirus/

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote viktimat e covid ne itali koronavirusi ne bote viktimat e covid ne itali

Sondazh

Poll