Bota

Fillon ‘lufta e ftohtë’/ Shteti i Misurit në SHBA padit Kinën, kërkon dëmshpërblime për jetët e humbura dhe

22 Prill 2020, 06:45 Nga DOSJA
Fillon ‘lufta e ftohtë’/ Shteti i Misurit në SHBA padit

SHBA- Kina tashmë ndodhet zyrtarisht nën akuzë. Shteti i Misurit ka vendosur që të padisë qeverinë e Kinës dhe kërkojnë dëmshpërblim për dëmet e shkarkuara nga COVID-19. Sipas BBC-së, bëhet me dije se padia është bërë për mashtrim të qëllimshëm, dhe Kina tashmë duhet t’i përgjigjet kësaj akuze.

Prokurori i Përgjithshëm i Misurit Eric Schmitt pretendon se Kina bëri pak për të ndaluar përhapjen e virusit, duke thënë se janë shkaktuar miliarda dollarë dëme ekonomike.

“Qeveria e Kinës e gënjeu botën për rrezikun dhe natyrën ngjitëse të sëmundjes COVID-19, që e shkakton koronavirusi, dhe bëri pak për të ndaluar përhapjen e saj. Kina duhet të mbahet përgjegjëse për veprimet e saj”, u shpreh Schmitt.

Tashmë Misuri kërkon dëmshpërblime për jetët e humbura, vuajtjet e njerëzve dhe trazirat ekonomike që kanë ndodhur në shtetin e Misurit. Po gjatë gjithë periudhës së pandemisë, Kina ka kohuar të gjitha akuzat.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota demet e covid-19 masat kunder covid 19 shba padit kinen demet e covid-19 masat kunder covid 19 shba padit kinen

Sondazh

Poll

Bota 22 Prill 2020, 06:42

Kinë- Zëvendës ministri kinez i sigurisë publike, Sun Lijun, është arrestuar së fundmi pasi akuzohet se “ka shkelur disiplinën e partisë dhe ligjin,”. Analistët...