Bota

COVID-19/ Presidenti Trump do të ndalojë përkohësisht emigracionin, pezullon për 60 ditë dhënien e “Green Card”

22 Prill 2020, 07:23 Nga DOSJA
COVID-19/ Presidenti Trump do të ndalojë përkohësisht

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump do të pezullojë përkohësosht dhënien e lejës së qëndrimit të përhershëm për të huajt, (Green Csrd), për shkak të koronavirusit. Së fundmi, Trump ka deklaruar se do ketë një pauzë 60-ditore në lëshimin e kartave jeshile, me qëllimin për të kufizuar konkurrencën për vendet e punës, në një ekonomi amerikane të goditur rëndë nga koronavirusi.

Me anë të një komenti në “Twitter”, presidenti e quajti shpërthimin e koronavirusit “sulm nga një armik i padukshëm”, dhe përmendi “nevojën për të mbrojtur vendet e punës të qytetarëve amerikanë”. Ai sqaroi më tej se do të ketë “përjashtime të caktuara” në urdhrin ekezekutiv, të cilat personeli i tij është duke i hartuar.

Burime pranë presidentit bëjnë me dije se në urdhër do të shkruhet se emigrantët nuk mund të marrin lejen për të punuar dhe jetuar  në Shtetet e Bashkuara, në një afat prej 60 ditësh. Kjo do të përfshinte ata që aplikojnë për kartat jeshile të bazuara në punësim dhe bashkim familjar.  Ndërsa, shtetasit amerikanë që dëshirojnë të sjellin në Shtetet e Bashkuara anëtarë të familjeve të tyre do të jenë në gjendje ta bëjnë këtë.

Deri tani Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë numrin më të lartë të viktimave dhe në këtë shtet rezultojnë të infektuar mbi 804 mijë persona. Amerika po vijon luftën  me COVID-19.

Burimi: DW

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump shtyhet dhënia e green card donald trump shtyhet dhënia e green card

Sondazh

Poll

Bota 22 Prill 2020, 06:42

Kinë- Zëvendës ministri kinez i sigurisë publike, Sun Lijun, është arrestuar së fundmi pasi akuzohet se “ka shkelur disiplinën e partisë dhe ligjin,”. Analistët...