Bota

Deklarata e OBSH: COVID-19 nuk u prodhua në laborator, origjinën e ka nga lakuriqi i natës

22 Prill 2020, 06:26 Nga DOSJA
Deklarata e OBSH: COVID-19 nuk u prodhua në laborator, origjinën e ka

TIRANË- Organizatata Botërore e Shëndetësisë prej ditësh është vënë në qendër të sulmeve, ku shumë e akuzojnë se nuk po tregon të vërtetën e origjinës së COVID-19. Në një deklaratë, OBSH ditën e djeshme u shpreh se të gjitha tregojnë se koronavirusi e ka origjinën nga lakuriqët e natës në Kinë.

Zëdhënësi i OBSH-së, Fadela Chaib, tha në një konferencë se virusi e ka origjinën nga gjallesat shtazore dhe nuk është e mundur të ndërtohet në laborator. “Të gjitha provat në dispozicion sugjerojnë se virusi ka një origjinë shtazore dhe nuk manipulohet ose ndërtohet në një laborator ose diku tjetër” tha Chaib.

Mediat ndërkombëtare më tej duke cituar OBSH-në, shkruajnë se virusi u përhap në fund të vitit të kaluar dhe ai nuk ka dalë nga një laborator. Organizata Botërore e Shëndetësisë për herë të parë flet qartë për origjinën e virusit, duke u përgjigj dhe akuzave që janë bërë nga liër të ndryshëm botëror.

Një nga ata që kanë kritikuar më shumë këtë organizatë është dhe Presidenti i SHBA, Donald  Trump, i cili ka tërhequr dhe fondet vjetore. Po ashtu ai ka bërë me dije se SHBA do të hetojë vetë se nga ka dalë virusi që po merrë jetën e mijëra jetëve në do vend të botës.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota fadela chaib lakuriqet e nates obsh origjina e covid-19 fadela chaib lakuriqet e nates obsh origjina e covid-19

Sondazh

Poll