Aktualitet

COVID-19/ 634 të infektuar dhe 27 viktima, humb jetën 71-vjeçari, fasoneritë në Krujë, Kurbin dhe Elbasan “vatra të nxe

22 Prill 2020, 05:24 Nga DOSJA

Shqipëri- Shqipëria vijon luftën me COVID-19. Aktualisht në vendin tonë rezultojnë të infektuar 634 persona dhe janë shënuar 27 viktima. Ndërkohë betejën me COVID-19  e kanë fituar 356 qytetarë. Ministria e Shëndetësisë njoftoi ditën e sotme se pas testimit të 252 personave të dyshuar rezultuan të infektuar 25 prej tyre. Mira Rakacolli zv/ ministjra e Shëndetësisë  bëri me dije se harta është zgjeruar 18 raste në Krujë,3 në Tiranë, 2 raste në Elbasan, 1 rast në Shkodër, 1 rast në Kurbin. Theksojmë se fasoneritë në Krujë, Kurbin dhe Elbasan janë vatra “të nxheta” infeksoni, pasi të infektuarit e fundit kanë punuar këto biznese.  Ndërkohë gjatë orëve të para të ditës së sotme ka humbur jetën në spitalin “Shefqet Ndroqi” një  71-vjeçar nga Durrësi, i cili ndodhej në intubim prej 2 javësh. I moshuari vuante nga sëmundje të tjera si diabeti, ç’rregullime të ritmit kardiak dhe fibrilacion atrial.

Po kështu, 11 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 356. Ministira bëri me dije se  Berati, Lezha, Mirdita, Rrogozhina dhe Tropoja janë zona ku të gjithë të prekurit deri tani, janë aktualisht të shëruar.  Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 40 pacientë. Në shërbimin infektiv aktualisht janë 33 të shtruar, 4 pacientë janë në terapi intensive. Ndërsa në në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 7 pacientë të shtruar,  4 prej tyre janë në terapi intensive, në gjendje të rënduar.

Ditën e djeshme mjeku i njohur, Tritan Kalo në emisonin “Përballë”  deklaroi se bluzat e bardha janë të përgatitura edhe për një valë të dytë, nëse virusi rikthehet në shtator. Ndërsa, Pëllumb Pipero ka deklaruar së fundmi se në Krujë fillimisht ishin të prekur dy persona nga një familje dhe më pas ata infektuan edhe të tjerët. Ai tha se në ditët në vijim do të ketë reduktim të numrit të të infektuarve në këtë zonë.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll