Aktualitet

Kruja ‘vatër’ infeksioni/ 18 persona të tjerë të infektuar, të prekurit punonjës të fasonerive dhe familjarë të tyr

22 Prill 2020, 05:13 Nga DOSJA
Kruja ‘vatër’ infeksioni/ 18 persona të tjerë të

Krujë- Rritet ndjeshëm numri i të infektuarve në Krujë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 30 persona dhe kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 18 prej tyre. 18 personat e infektuar janë punonjës të fasonerive “Endri sh.p.k” dhe “MHV” dhe familjarë të tyre. Të njëjtat burime bëjnë me dije se shumica janë gra, punonjëse të fasonerisë. Po kështu dyshohet se përveç këtyre dy bizneseve që janë shndërruar në vatra të rrezikshme të përhapjes së koronavirusit, ka të infektuar edhe në fasoneritë e tjera të këtij qyteti.

Një ditë më parë, burime për Dosja.al bënë me dije se në njësinë Krujë janë 13 të infektuar, në Thumanë 10 raste, në Fushë Kruje 15 raste dhe në Bubq 2 raste. Po kështu u mësua se për datën 20 prill, në Krujë, janë gjurmuar vetëm 21 kontakte të fasonerisë. Një numër ky jo shpresëdhënës,  kur numri i të infektuarve është dyfish.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi një ditë më parë se numri total i të infektuarve në vendin tonë ka shkuar në 609, ndërkohë kanë humbur jetën 26 persona. Ndërsa, betejën me COVID-19  e kanë fituar 345 qytetarë. Sipas ministrisë, ditën e djeshme harta u zgjerua me 17 raste në Krujë dhe 8 raste në Kurbin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin mjekim 32 pacientë.Pas 18 rasteve të zbuluara së fundmi numri total i të infektuarve në këtë Krujë ka shkuar në 58.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll