Sport

Euro 2020/ Ndeshjet e ditës së 4 të kualifikuesve, përballje ‘titanësh’ Hollandë-Gjermani

24 Mars 2019, 13:54 Nga DOSJA
Euro 2020/ Ndeshjet e ditës së 4 të kualifikuesve, përballje

Sot zhvillohet nata e tretë e ndeshjeve kualifikuese për Euro 2020.

Dita e sotshme rezervon ndeshje goxha të bukura dhe të forta ku mund të veçojmë Uellsin që përballet me Sllovakinë, ku pritet që Gareth Bale të bëjë diferencën.

Në mbrëmje një takim tjetër shumë interesant i eliminatoreve të Europianit është ai mes Sllovenisë dhe Maqedonisë së Veriut. Në orën 18:00 në Supersport nuk duhet humbur as takimi Hungari-Kroaci një sfidë kjo që premton shkëndija.

Por kryefjala e ditës së sotshme është ndeshja mes Hollandës dhe Gjermanisë.

3 ndeshje në një kohë kaq të shkurtër përballë njëra-tjetrës Holanda dhe Gjermania sdo t’i kishin menduar kurrë.

5 muaj pas asaj fitoreje fantastike me shifrat 3-0 ndaj Die Manschaft, Holanda do të presë sërish në Amsterdam Gjermaninë me misionin për të marrë një tjetër tre pikësh dhe për të bërë një hap të madh përpara përsa i përket kualifikimit në Euro 2020.

Mungesa në dy kompeticione madhore si Euro 2016 dhe Botërori Rusi 2018, ka ndërgjegjësuar holandezët që me mbrritjen e trajnerit Koeman kanë formuar një skuadër të denjë për të luajtur si e barbartë edhe me më të mëdhatë e Europës.

Ndryshe nga Holanda, Gjermania në këtë sfidë vjen me ndryshime të mëdha pasi trajneri Loë tashmë u ka dhënë përparësi lojtarëve të rinj në moshë dhe pak ditë më parë u mbylli dyert e kombëtares tre emrave të mëdhenj si Boateng, Hummels dhe Muller.

Marco Reus bashkë me kapitenin Manuel Neuer janë dy liderët dhe dy lojtarët më të vjetër në moshë që janë pjesë e Gjermanisë dhe që do të kërkojnë të udhëheqin skuadrën drejt një rezultati pozitiv ndaj tulipanëve.

B.N/dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport 24 mars euro 2020 hollandë gjermani hungari kroaci kualifikueset euro 2020 24 mars euro 2020 hollandë gjermani hungari kroaci kualifikueset euro 2020

Sondazh

Poll