Bota

E rëndë në Ukranë/ Kanibali vret të dashurën për t’u ushqyer, Policia e gjen duke pjekur mishin, 41-vjeçari: Kisha uri

21 Prill 2020, 21:30 Nga DOSJA
E rëndë në Ukranë/ Kanibali vret të dashurën

UKRAINË-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ukrainë, ku një 41-vjeçar, i identifikuar me emrin Oleksandr, ka vrarë të dashurën e tij për ta ngrënë. Ngjarja është vënë re nga policia ukrainase gjatë kontrollit në shtëpinë e tij në qytetin qendror të Kryvyi Rih në fillim të muajit.

Sipas mediave vendase, Oleksandr dhe e dashura e tij 50-vjecare, po zbaviteshin në shtëpi duke konsumuar alkool dhe gjatë kësaj kohe Oleksandr kishte marrë një thikë kuzhine dhe ia kishte ngulur në fyt duke e vrarë në vend.

Më pas ai e kishte copëtuar trupin e saj dhe e kishte futur në një qese plastike, 500 metra larg shtëpisë së tij. Mbetjet e trupit të viktimës u identifikuan vendasit, të cilët i treguan Policisë edhe shtëpinë e të dashurit të saj. Ka qënë pikërisht ky momenti kur 42-vjeçari po gatuante mishin e të dashurës së tij.

Ndërkohë Oleksandr, tashmë i arrestuar nga policia u shprehur se ndihej i uritur dhe se prandaj e kishte vrarë të dashurën. 

Burimi:DailyMail

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota oleksandr ukraine oleksandr ukraine

Sondazh

Poll